Basketboll

ISTOGU I BASHKOHET DRITËS NË FINALEN E MADHE TË LIGËS SË PARË

Istogu ka arritur të kualifikohet në finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë, pasi në ndeshjen e tretë ka mundur AS Prishtinën me rezultat 83:73.

Istogasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke e fituar periodën e parë me shifrat 22:13, teksa lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë, që gjithsesi u fitua nga Istogu 28:23, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:36.

Lojë tërësisht e baraspeshuar ishte në periudhën e tretë, që treguan edhe shifrat 14:14. Istogu arriti të menaxhojë epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar 83:73 në fund.

Ardit Pepaj me 29 pikë, si dhe Diamant Shabani e Mirza Skrelja me nga 19 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e madhe të Istogut sonte.

Te As Prishtina s’mjaftuan për triumf, Don Polloshka me 21 pikë, Dardan Sejdiu me 14 pikë e Ermir Gashi me 13 sosh.

Istogu në finale do të përballet me RC Cola Dritën.

Kampioni i Ligës së Parë do të inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës, Trepçën.

 

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.