Basketboll

PHILADELPHIA FITON DERBIN DRAMATIK NDAJ CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Philadephia Sixers e ka fituar derbin e skuadrave që sivjet po luftojnë për kreun e tabelës në konferencat përkatëse në NBA.

Sixers kanë arritur të mposhtin skuadrën e Clippers edhe pse me shumë telashe dhe vetëm 3 pikë diferencë dallimi 106-103.

Se ndeshja ishte tepër e ngushtë dhe interesante e tregon edhe dallimi i lojtarëve të skuadrave në shënime, ku Joel Embiid i Philly shënoi 36 pikë e Paul George i Clippers 37 sosh.

Philadelphia gjendet në vendin e parë në Lindje me 39 fitore e 17 humbje, ndërsa, Clippers me këtë humbje pozicionohen të 3-tit me 39 fitore e 19 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=gyRbKVcWszc

Komentet janë të mbyllura.