Basketboll

WESTBROOK FANTASTIK PËR FITOREN E WIZARDS QË I AFRON NË ”PLAY OFF”

Prishtinë(AsistiOnline) – Rusell Westbrook që sivjet po shkëlqen me fanelën e Washington Wizards, ka qenë fantastik edhe në fitoren e djeshme të këtyre të fundit ndaj New Orleans Pelicans.

Me shënimet e tij që fillimisht i siguruan vazhdimet 105-105, ndërsa në vazhdime me dhënien e gjuajtjeve të lira vendimtare, Westbrook arriti të sjellë fitoren e ngushtë për Wizards 117-115.

36 pikë, 15 kërcime e 9 asiste ishte performanca e djeshme e Westbrookut në duelin përballë Pelicans.

Te këta të fundit s’mjaftoi për fitore, Brandon Ingram me plotë 34 pikë.

Me këtë triumf, Wizards ju afrohen pozitave të ”play off”-it, duke u gjendur të 12-tit me 22 fitore e 33 humbje në Lindje. Ndërsa, Pelicans gjenden të 11-tit në Perëndim me 25 fitore e 31 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=M2CPJl3lvfg

 

 

Komentet janë të mbyllura.