Basketboll

NESËR NDESHJET E DYTA TË ”PLAY OFF”-IT

Nesër pritet të zhvillohen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të ”play off”-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.

Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen sërish, ku pejanët fituan bindshëm takimin e parë 106:77 dhe do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e dytë për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni, derisa prishtinasit do të mundohen të barazojnë rezultatin në 1:1.

Takim më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, ku prizrenasit fituan pas vazhdimit 79:94. Nëse fitojnë prizrenasit edhe në ndeshjen e dytë, do të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, ndërsa skuadra therandase do të mundohet të barazojë shifrat në 1:1.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Ponte Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Orari

E martë

17:00 Sigal Prishtina – Peja

20:15 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.