Basketboll

BASHKIMI I MOTIVUAR NDAJ YLLIT QË I DUHET PATJETËR BARAZIMI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe ndeshja e dytë çerekfinale e ”play off”-it të Superligës së meshkujve, që do të zhvillohet sonte, pritet të jetë shumë interesante.

I motivuar pas fitores befasuese në Therandë, Bashkimi mëton ta mposht Yllin edhe në ndeshjen e dytë dhe të kalojë në gjysmë finale e Ylli kërkon me çdo kusht barazimin e serisë.

Ndeshja e parë ishte shumë dramatike dhe u përcaktua vetëm pas vazhdimeve 79:94, ku fitoi Bashkimi e nxehtë pritet të jetë edhe sonte në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 20:15 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

Të kujtojmë, se vendi i parë – Ponte Prizreni dhe Rahoveci nga vendi i dytë, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.