Basketboll

LEDAY HEROI I MBRËMJES, SIGURON FITORE TË MADHE PËR MILANON

Prishtinë(AsistiOnline) – Me shënimin e madh të Zach Ledayit një sekondë para fundit, Olimpia Milano e ka mposhtur Bayernin me vetëm 1 pikë dallim në hapje të ”play off”-it të Euroligës.

Milanezët kanë arritur të mposhtin Bayernin e Mynihut me përmbysje të madhe 79-78, pasi në pjesën e parë ishin në disavantazh 17 pikë, por gjërat në pjesën e dytë ndryshuan dhe Milano arriti fitore.

Zach Leday i cili është edhe vëlla me basketbollistin e Sigal Prishtinës(Seth Leday), ka qenë individi më i dalluar i Milanos në këtë fitore të madhe me 17 pikë(përfshirë pikët e fitores) e 7 kërcime, ndihmuar edhe nga Sergio Rodriguez me 13 pikë.

Te Bayerni s’mjaftuan për fitore: Dennis Seeley me 23 pikë e Wade Baldwin IV me 10 sosh.

Kjo fitore i siguron Milanos avantazh të serisë ndaj Bayernit 1-0 dhe ndeshja e dytë zhvillohet të enjtën poashtu në Itali.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.