Basketboll

PRISHTINA MPOSHT PEJËN, BARAZOHET SERIA!

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën në ndeshjen e dytë çerekefinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit kanë arritur fitore në shtëpi ndaj Pejës me rezultat 93-92.

Peja e nisi më mirë këtë duel, duke fituar çerekun e parë 15-25. Ndërsa, Prishtina u këndell shpejtë duke e fituar të dytin 27-15 dhe shkoi në pushim me 2 pikë avantazh, 42-40.

Në pjesën e dytë, Peja u rikthye te loja e mirë dhe e fitoi çerekun e tretë 24-28, por kjo ndodhi vetëm përkohësisht, pasi prishtinasit pastaj u këndellën dhe fituan periodën vendimtare (27-24) e cila ju solli fitoren e madhe.

Nigel Johnson e Tevin Mack me nga 26 pikë secili, ishin kontribuesit kryesorë të fitores sëprishtinasve sot, të ndihmuar edhe nga Seth Leday me 15 pikë, Muhamedali Janjeva me 15 e Meriton Ismaili me 13 sosh.

Te Peja s’mjaftuan për fitore: Brandon Walters me 26 pikë, A.J Walton me 23 e Lis Shoshi me 18 pikë.

Me këtë fitore të Prishtinës, seria çerekfinale barazohet në 1-1 dhe ndeshja që përcakton gjysmëfinalistin zhvillohet në Pejë të enjtën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.