Basketboll

PRISHTINA PËR BARAZIM SERIE, PEJA KËRKON GJYSMËFINALEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshjet e dyta, seria çerekfinale e ”play off”-it të Superligës së meshkujve.

Prishtina dhe Peja, takohen në kryeqytet për të zhvilluar ndeshjen e dytë të serisë mes tyre.

Pejanët fituan bindshëm takimin e parë 106:77 dhe do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e dytë për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni, derisa prishtinasit do të mundohen të barazojnë rezultatin në 1:1.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 17:00 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

Të kujtojmë, se vendi i parë – Ponte Prizreni dhe Rahoveci nga vendi i dytë, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.