Basketboll

WARRIORS TRIUMFON, CURRY ME NDESHJEN E 11 RRESHT QË SHËNON MBI 30 PIKË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors mposhtën liderët e konferencës lindore Philadelphia 76ers me rezultat 107-96.

Për këtë triumf, padyshim më meritori ka qenë makineria e tripikëshave, Steph Curry që natën e mbylli me 49 pikë, nga to 10 treshe. Steph në këtë ndeshje theu një rekord të ri në NBA ku u bë lojtari i vetëm në histori që shënon mbi 40 pikë në 5 ndeshje rresht.

Poashtu, në 10 ndeshjet e fundit, Curry ka shënuar plotë 72 treshe. Dhe kjo është më e lartë se Chris Paul, Tobias Harris, Russell Ëestbrook, Pascal Siakam, Giannis Antetokounmpo apo Joel Embiid sëbashku që kanë shënuar këtë shifër gjatë gjithë sezonit.

Teksa ndër lojtarët më të mirë shënues të historisë së NBA, ka parakaluar edhe Bradley Bealin këtë sezon duke u bërë shënuesi më i mirë i edicionit me 31.4 pikë për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=2BenUhrJJTc

Komentet janë të mbyllura.