DANIEL LEKNDREAJ TRANSFEROHET TE SKUADRA E NJOHUR SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar që deri para pak javësh, ishte pjesë e skuadrës kosovare të Sigal Prishtinës, Daniel Lekndreaj tashmë është bërë me ekip të ri.
24 vjeçari që luan në pozitën e alos, është zyrtarizuar si basketbollisti më i ri i skuadrës shqiptare, Vllaznisa e Shkodrës tek të cilët luajti edhe në stinorin e kaluar.
“Po, është e vertetë që sot firmosa kontratën me klubin e basketbollit Vllaznia dhe për këtë natyrisht që jam i kënaqur. Vllaznia është skuadra ime e zemrës, këtu u lindëm dhe u rritëm së bashku me vëllain tim, Dod Lekndreaj. Krahas të tjerave në Shkodër rikthehem edhe për arsye familjare për të qenë më afër prindërve në këtë situatë problematike pandemie të Covid-19, pasi edhe vëllai Doda është larg në Kanada ku vazhdon aktivitetin e basketbollit me ekipet e atjeshme”, ka theksuar për mediat shqiptare, Lekndreaj.
Në 22 ndeshje me Prishtinën, Lekndreaj pati mesatare prej 13.3 pikëve, 7.1 kërcimeve e 2.6 asisteve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.