Basketboll

EDHE ROBERT SHESTANI RIKTHEHET NË ELITËN SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas përfundimit të stinorit në Superligën e Kosovës me skuadrën e Vëllaznimit edhe Robert Shestani është bërë me skuadër të re.

28 vjeçari që sivjet luajti te skuadra kosovare e Vëllaznimit, është transferuar në elitën shqiptare të basketbollit te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës.

Te shkodranët si transfer është zyrtarizuar sot edhe basketbollisti tjetër shqiptar, ish-lojtari i Sigal Prishtinës, Daniel Lekndreaj.

Shestani me Vëllaznimin luajti në 20 ndeshje dhe pati mesatare, 10.5 pikë, 4.2 asiste e 3 kërcime. Por performancat e tij nuk mjaftuan që gjakovarët ti shpëtojnë rënies nga elita e basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.