Basketboll

ME PLOTË TIFOZË NË PALESTËR, CSKA FITON ÇEREKFINALEN E PARË NDAJ FENERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – CSKA-ja e ka fituar përballjen e parë çerekfinale të Euroligës ndaj Fenerbahçes në Rusi.

Moskevitët kanë triumfuar në shtëpi ndaj turqve nga Stambolli me rezultat 92-76, në një ndeshje e cila ishte tepër interesante deri në 5 minutat e fundit, kur rusët arritën të shkëputen në rezultat.

Daniel Hackett e Will CLyburn me nga 20 pikë secili, ishin dy individët më të dalluar në fitoren e CSKA-së sonte.

Te Feneri s’mjaftuan për fitore: Nando DeColo me 27 pikë e Lorenzo Brown me 12 sosh.

Vlen të ceket se ndeshja u zhvillua me përplotë tifozë në palestër, ngase në Rusi tashmë lejohen spektatorët në ndeshje sportive, falë numrit të madh të popullatës së vaksinuar.

Edhe ndeshja e dytë që zhvillohet pasnesër, zhvillohet në Rusi e pastaj seria bartet në Stamboll.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.