Basketboll

MËSOHET KOHA E SAKTË E MUNGESËS SË JAMES HARDENIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli i skuadrës së Brooklyn Nets, James Harden do të mungoj në gjithë ndeshjet e sezonit të rregullt.

Në rrjetin social Twitter, Brooklyn Nets ka postuar një deklaratë ku thuhet se pas disa testeve dhe kontrolleve shtesë të bëra në kërdhokullën e këmbës së djathtë, është parë se nuk ka pasur asnjë përmirësim dhe se ka marrë dëmtime tjera gjatë rehabilitimit.

Harden ishte në plan të rikthehej në fund të këtij muaji, por Steve Nash nuk do të llogarisë në shërbimet e “Mjekrrës” edhe për një kohë.

Harden ka zhvilluar 34 ndeshje këtë sezon dhe ka mesatare prej 25.4 pikë, 11 asistime dhe 8.7 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.