Basketboll

BASHKIMI MPOSHT PENZËN DHE KALON NË AVANTAZH TË SERISË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka fituar ndeshjen e tretë të serisë finale në Superligën e Femrave, duke arritur të mposht Penzën.

Vashat prizrenase kanë arritur të mposhtin ato pejane në shtëpi 74-63 dhe kështu të marrin avantazhin e serisë finale në 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes(20-25, 17-13) ishte shumë e ngushtë me Penzën që e mbylli atë në vetëm 1 pikë avantazh 37-38. Ndërsa në pjesën e dytë, vendaset u mobilizuan dhe arritën ti fitojnë dy periodat vendimtare(23-12, 14-13) të cilat ju sollën fitoren e madhe.

Lojtaret më të dalluara në triumfin e prizrenaseve sonte ishin: Aisha Balarabe e Saranda Daci me double-double secila, Balarabe(18pk, 13krc, 9ast), Daci (18pk 14krc), si dhe Sara Vraniqi me 15 pikë.

Te Penza me lojë të mirë u dalluan, Diedona Halitaj me 20 pikë e Valbona Bytyqi me 16 sosh.

Kjo fitore e Bashkimit bën që prizrenaset të marrin avantazhin e serisë finale 2-1 dhe ndeshja e katërt finale luhet të hënën në Prizren dhe me fitore eventuale, Bashkimi shpallet kampion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.