Basketboll

PAS 7 VITEVE, DRITA RIKTHEHET NË SUPERLIGËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Drita nga Gjilani është anëtarja më e re e Superligës së Kosovës në Basketboll për edicionin e ri.

Skuadra bardhekaltër nga Gjilani ka arritur të mposhtë edhe në ndeshjen e dytë finale të ”play off”-it të Ligës së parë, Istogun me rezultat 65-84.

Istogu e nisi më mirë duelin e sotëm, duke fituar çerekun e parë 21-19, por ishte kjo krejt çfarë pamë nga ta, sepse më pas lojtarët e Dritës e morën kontrollin e takimit, duke fituar tri periodat e rradhës(10-19, 12-21, 21-25) dhe fituan duelin i cili edhe zyrtarisht i dërgon në elitë.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e gjilanasve sonte, Xzavier Barmore me 24 pikë, Arian Mehmeti me double-double(20pk, 14krc), si dhe Gent Shala e Bardh Jakupi me nga 10 sosh.

Te Istogu me lojë të mirë u dalluan, Diamant Shabani me 14 pikë e Ardit Pepaj me 13 sosh.

Kjo fitore e dërgon Dritën direkt në Superligën e Kosovës. Ndërsa, Istogu do të luajë në ”play out” ndaj Trepçës.

Të kujtojmë se Drita e mbylli stinorin e rregullt në Ligën e parë si lidere me 35 pikë, 17 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Istogu i dyti me 33 pikë, 15 fitore e 3 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.