Basketboll

SOT VENDOSET GJYSMËFINALISTI QË NDESHET ME PONTE PRIZRENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet ndeshja e fundit e serisë çerekfinale të ”play off”-it të Superligës së meshkujve.

Peja dhe Sigal Prishtina do të ndeshen sot në ”Karagaçi” me fillim nga ora 17:00, për të mësuar emrin e ekipit të dytë gjysmëfinalist të kësaj serie.

Në ndeshjen e parë kishte fituar Peja, në të dytën Prishtina e barazoi serinë e sot vendoset ekipi që shkon tutje në këtë seri.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 17:00 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

Të kujtojmë, se vendi i parë – Ponte Prizreni dhe Rahoveci nga vendi i dytë, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.