Basketboll

CLARK NË ZJARR, YLLI ARRIN GJYSMËFINALEN E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mësuar edhe gjysmëfinalisti i fundit i ”play off”-it të Superligës së Kosovës me Yllin që ka mposhtur Bashkimin.

Therandasit kanë mposhtur Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë rresht 97-79, dhe kështu janë kualifikuar në gjysmëfinale të Superligës së Kosovës me meritë.

Ndeshja nuk është se pati ndonjë histori me Yllin që e dominoi në tërësi duelin, duke fituar tre periodat e para të ndeshjes(32-21, 28-17, 27-24), ndërsa çereku i fundit i takoi Bashkimit(10-17), por ishte vetëm formal, ngase therandasit e kryen punën që në çerekun e tretë.

Amerikani, Elyjah Clark ishte i jashtëzakonshëm për Yllin sonte me plotë 36 pikë, prej tyre 11/13 për 3 pikë i ndihmuar edhe nga L.G Gill me 16 pikë dhe Erjon Kastrati me 15 pikë.

Te Bashkimi lojë të mirë shfaqën, Obinna Oleka me 24 pikë, Milos Latkovic me 19, Musab Mala me 17 e Chris Lutete me 15 sosh.

Kjo fitore e dërgon Yllin në gjysmëfinale të ”play off”-it të Superligës, ndërsa për Bashkimin ky sezon përfundon me kaq.

Ylli në gjysmëfinale ndeshet me Rahovecin e ndeshja e parë luhet të dielën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.