Basketboll

E NISIN MBARË, ‘VRESHTARËT’ MARRIN AVANTAZHIN E GJYSMËFINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka nisur me fitore serinë gjysmëfinale të ”play off”-it ndaj Yllit.

‘Vreshtarët’ kanë triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Yllit në shtëpi me rezultat maksimalisht të ngushtë dhe përfundimtar 69-66.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante me vendasit që fituan dy periodat e para (20-8, 21-19) dhe shkuan në pushimin mes pjesëve me avantazh 41-27.

Në pjesën e dytë, Ylli u këndell tërësisht sepse arriti që fillimisht ta fitojë çerekun e tretë 9-16 e më pas edhe të fundin 19-23, por që përkundër kësaj ishin të pamjaftueshëm për fitore, kjo ngase ishin në deficit më të thellë nga dy çerekët e parë dhe Rahoveci në fund iu gëzua fitores.

Lojtarët më meritorë për fitoren e Rahovecit sonte ishin: Darrell Davis me 23 pikë, Altin Morina me 15 pikë, Ed Daniel me 11 e Amadi Ikpeze me 10 sosh.

Te Ylli s’mjaftuan për fitore: Erjon Kastrati me 14 pikë, Elyjah Clark me 13 pikë, si dhe Valon Bunjaku e Demetris Morant me nga 12 sosh.

Kjo fitore e kalon Rahovecin në epërsi gjysmëfinale dhe ndeshja e rradhës poashtu zhvillohet në Rahovec. Skuadra që arrin tri fitore kualifikohet në finale e seria mund të shkojë deri në 5 ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.