MUJA KOMENTON SERINË GJYSMËFINALE, PRIZRENI-PEJA: FLET PËR FAVORITËT PËR TITULL
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i spikatur shqiptar nga Shkupi, Muhammed Thaçi e ka analizuar serinë gjysmëfinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Muja e ka analizuar gjysmëfinalen mes prizrenasve dhe pejanëve, duke potencuar se bardhezinjët nga qyteti i lashtë i Prizrenit kanë doza të favoritit, por që Peja ka përvojë të madhe.
”Së pari dihet që Ponte Prizreni ka kualitet dhe ka përfunduar sezonin e rregullt në vendin e parë! Dhe është favorit i lehtë. Sa i përket Pejes varet me çfarë rosteri paraqitet! A luan Dardani dhe në çfarë forme është, angazhimi i tij mund ta determinon fituesin. Gjithashtu rol të madh për pejanët do të luaj edhe forma e Lisit”, thekson ai.
Thaçi thotë se nga ky duel, mund të dalë edhe emri i kampionit të Kosovës për këtë sezon.
”Besoj që nga dueli Ponte Prizreni-Peja, do të dalë kampioni i Kosovës. Edhe pse, Ylli është në formë shumë të mirë dhe trajneri ka bërë ndryshimin e madh, por ”play offi” është komplet garë tjetër”, u shpreh Muja.
Të kujtojmë se ish-basketbollisti i spikatur shqiptar nga Shkupi, aktualisht po e drejton skuadrën nga elita gjeorgjiane, Dinamo Tbilisi me të cilët ka arritur të inkuadrohet në ”play off”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.