Basketboll

SPAQI KOMENTON SERINË GJYSMËFINALE TË PLAY OFF-IT, ME THEKS TË VEÇANTË, YLLI-RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i suksesshëm dhe tash trajner tejet perspektiv, Valentin Spaqi i ka komentuar ndeshjet gjysmëfinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Spaqi ka komentuar ndeshjet gjysmëfinale të “play off”-it me theks të veçantë atë mes Rahovecit(ish-skuadra) dhe Yllit.

”Unë personalisht në këtë katërshe favorite e shoh Pejën në qoftë se kthehet Dardani dhe Ponten, por fatkeqësisht ata takohen në gjysmëfinale. Te ndeshja, Rahoveci-Ylli e shoh një përparësi e vogël tek tereni vendas i Rahovecit edhe pse i mangët pa tifozët e tyre, unë mendoj se detajet do të na nxjerrin fituesin nga seria mes Rahovecit dhe Yllit, sepse unë mendoj se janë shumë të barabarta që të dyja ekipet ku edhe pozitat e tyre janë po ashtu afër njëra tjetrës”.

Spaqi e ka komentuar edhe diskutimin për pushimin e paktë të disa skuadrave në këtë “play off”.

“Tema kryesore ka qenë këto dy javë, shumë lojëra njëra pas tjetrës në krejt ligat… Disa thonë se vendi i parë dhe i dytë respektivisht, Ponte dhe Rahoveci do të jenë të pushueshëm, është e vertetë që kanë pushuar, por në anën tjetër kanë qenë të shkëputur nga loja aktive prandaj, unë mendoj sa është i mirë ai pushim duhet pasur kujdes për relaksim të tepruar të lojtarëve.. Sepse na ka ndodhur në të kaluarën, por besoj se do të shohim lojëra të mira”, u shpreh Spaqi.

Të kujtojmë se ish-basketbollisti i spikatur prizrenas në stinorin 2016/17 e kishte inkuadruar pikërisht skuadrën e Rahovecit në Superligë për herë të parë në histori të klubit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.