Basketboll

TREPÇA FITON PËRBALLJEN E PARË TË ”PLAY OUT”-IT, AFËR MBETJES NË ELITË

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar përballjen e parë të ”play out”-it ndaj Istogut.

Mitrovicasit kanë tirumfuar në udhëtim te Istogu me rezultatin e thellë 70-99.

Në fakt pjesa e parë e ndeshjes ishte tejet interesante me mitrovicasit që fitonin me vetëm 5 pikë dallim 37-42. Por në pjesën e dytë, ‘xehtarët’ u mobilizuan edhe më shumë dhe triumfuan me rezultat tejet të thellë.

Dino Butorac me 42 pikë prej tyre 8 treshe, ishte individi më i dalluar në fitoren e Trepçës sonte i ndihmuar edhe nga Stavros Toutziarakis me double-double (19pk, 18krc) e Drilon Hajrizi me 19 pikë.

Te Istogu s’mjaftuan për fitore, Ardit Pepaj me 19 pikë e kapiteni Diamant Shabani me 17 sosh.

Kjo fitore e afron Trepçën drejt mbetjes në Superligë, ngase ndeshja kthyese zhvillohet në shtëpinë e tyre e për të hyrë në elitë, Istogut i duhet një fitore me 30 pikë dallim, që duke parë ndeshjen e parë duket të jetë vështirë e realizueshme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.