Basketboll

CLIPPERS NËNSHKRUAJNË ME COUSINS DERI NË FUND TË SEZONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e LA Clippers, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me lojtarin e shumë skuadrave në NBA, DeMarcus Cousins. 

30 vjeçari kishte nënshkruar fillimisht dy kontrata të njëpasnjëshme 10 ditore dhe në 8 ndeshje për Clippers shënoi mesatare prej 6.3 pikë, 4.5 kërcime dhe 1.3 asisitme.

Këto statistika individuale bindën drejtuesit e Clippers që ta kenë në përbërje deri në fund të sezonit.

Katër herë lojtari All Star në karrierën e tij ka mesatare prej 20.6 pikë, 10.6 kërcime e 3.2 asistime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.