Basketboll

ME BILANC PERFEKT, CSKA SKUADRA E PARË QË ARRIN ”FINAL FOUR”-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – CSKA Moska e ka mposhtur edhe në ndeshjen e tretë me rradhë Fenerbahçen, për tu kualifikuar në ”final four” të Euroligës për sivjet.

Moskevitët kanë arritur të triumfojnë edhe në ndeshjen e tretë ndaj Fenerit që sonte u zhvillua në Stamboll me rezultat përfundimtar 68-85.

Will Clyburn me 34 pikë e 7 kërcime, ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e rusëve sonte i ndihmuar edhe nga danezi, Gabirel Lundberg me 22 sosh.

Te Feneri, Nando DeColo pati 22 pikë ndaj ish-ekipit e Marko Guduriç shtoi 10 sosh.

Me fitoren e sontme dhe me seri të përgjithshme 3-0, CSKA Moska kalon në ”final four” të Euroligës, atje ku e pret fituesin e duelit, Efes-Real Madrid(1-2).

Të kujtojmë se ”Final Fouri” i sivjetmë i Euroligës luhet në Këln të Gjermanisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.