PENZA KAMPIONE E KOSOVËS NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza nga Peja është kampionja e re e Kosovës në Superligën e Femrave për këtë edicion.
Vashat nga Peja kanë arritur të mposhtin në ndeshjen e fundit finale të serisë, Penzën nga Peja me rezultat të përgjithshëm 63-77 dhe kështu u shpallën kampione të Kosovës për edicionin 2020/21.
Sa i përket duelit të sontëm, nisi shumë ngushtë me çerekun e parë që u mbyll baraz 22-22 e në të dytin triumfoi ngushtë Penza 20-23.
Në pjesën e dytë Penza u tregua shumë më e koncentruar, duke arritur ti fitojë dy periodat finale të duelit(11-18, 10-14) dhe arriti të fitojë ndeshjen që e shpallë kampione të Kosovës.
Në fitoren e sontme që i solli Kupën, Penza u udhëhoq nga amerikania, Gabrielle Cooper që ishte fantastike me 20 pikë, 15 kërcime, 6 asiste, 5 vjedhje topash e 1 bllokadë e ndihmuar edhe nga kapitenja Valbona Bytyqi me 15 pikë, Arbnore Përçuku shtoi 14 e Ashlie Howell luajti me double-double(12pk, 14krc).
Te Bashkimi s’mjaftuan assesi për fitore, Aisha Balarabe me 23 pikë, 17 kërcime e 6 asiste, Irma Konjusha me 16 pikë, si dhe Saranda Daci e Jeta Zeka me nga 10 sosh.
Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 2-3, Penza shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2020/21. Ndërsa, Bashkimi përkundër vendit të parë në sezonin e rregullt, mbetet nën-kampion i Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.