Basketboll

SOT VENDOSET, TREPÇA APO ISTOGU NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme do të jetë vendimtare për fatin e Trepçës dhe Istogut në Superligën e Kosovës.

”Minatorët” dhe Istogasit takohen sot në ndeshjen e dytë e cila vendos se cila prej skuadrave do të jetë në elitën e basketbollit kosovar në vitin e ardhshëm.

Takimi i parë përfundoi 70:99 në të mirë të mitrovicasve, që janë afër mbetjes në elitë, kurse istogasit duhet të fitojnë me 30 pikë dallim në mënyrë që të hynë në elitën e basketbollit dhe duket një mision tejet i vështirë për ta, por nuk dorëzohen.

Istogu në Ligën e Parë në garat e rregullta përfundoi në vendin e dytë, kurse ‘Xehetarët’ u renditën në vendin e shtatë në Superligë.

Ndeshja Trepça-Istogu do të zhvillohet nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.