PEJA TRIUMFON NDAJ PRIZRENIT, NJË FITORE LARG FINALES
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka arritur fitoren e dytë gjysmëfinale ndaj Ponte Prizrenit në “play off” të Superligës së Kosovës.
Pejanët kanë arritur triumf shumë më të lehtë se që është pritur ndaj Ponte Prizrenit me shifrat përfundimtare, 108-85.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, ajo ishte pak më e barabartë në pjesën e parë(30-22, 22-18), ndërsa pjesa e dytë nisi furishëm për pejanët sidomos në çerekun e tretë e në të katërtin edhe pse fitoi Prizreni, kjo nuk i prishi fare punë Pejës që veçse e kishte siguruar fitoren(30-16, 26-29).
Individët më të dalluar në fitoren e Pejës sonte ishin, Brandon Walters me double-double fantastik(29pk, 17krc), Dardan Berisha me 22 pikë, Lis Shoshi me 17, si dhe LeRon Dendy, A.J Walton e Leonard Mekaj me nga 10 sosh.
Te Ponte Prizreni tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore, Kwame Vaughn me 30 pikë, Landon Talliaferro me 18 pikë e Divine Myles me 15 sosh.
Kjo fitore i jep avantazhin e serisë gjysmëfinale Pejës në 2-1 dhe ndeshja e katërt zhvillohet poashtu në Pejë, ku me fitore eventuale verdhezinjët kalojnë në finale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.