PËRMBYSJE E MADHE E BAYERNIT, DËRGON SERINË NË NDESHJEN E 5-TË
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe Bayerni i Mynihut e ka barazuar serinë çerekfinale të Euroligës ndaj Milanos italiane.
Bavarezët kanë triumfuar në ndeshjen e dytë rresht, duke e shfrytëzuar maksimalisht terenin vendas dhe duke e dërguar serinë në ndeshjen e pestë.
Në këtë duel, Milano ishte duke udhëhequr në pjesën më të madhe të kohës dhe rikthimi i madh i vendasve erdhi tek në 5 minutat e fundit me 3 shënimet nga vija e gjuajtjeve të lira nga Vladimir Lucic të cilat ia fituan ndeshjen Bayernit 85-82.
Wade Baldwin me 18 pikë dhe Paul Zipser me 16 sosh, ishin dy individët më të dalluar në fitoren e Bayernit sonte, pa e harruar edhe Lucicin që shtoi 12 sosh.
Te Milano s’mjaftuan për fitore, Malcolm Delaney me 28 pikë e as Shavon Shields me 17 sosh.
Me këtë triumf, Bayerni e dërgon serinë çerekfinale me Milanon në ndeshjen e pestë, pasi tash kemi barazim të saj në 2-2.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.