Basketboll

YLLI E RAHOVECI VAZHDOJNË SONTE LUFTËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale të ”play off”-it zhvillohet sonte edhe në mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit.

1:1 është seria ndërmjet ‘xhebsave’ dhe ‘vreshtarëve’, duke e bërë shumë të paqartë se kush do të kualifikohet në finale. Dy sfidat e para u zhvilluan në Rahovec, kurse sfidat e dyta do të zhvillohen në Therandë. Takimin e parë e fituan Vreshtarët 69:66, kurse të dytin therandasit 62:70.

Në vitet e fundit përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe sonte e skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 20:15 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.