Basketboll

ZENITI BARAZON SERINË NDAJ BARCELONËS!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Zeniti i Shën Petersburgut sonte e ka barazuar serinë çerekfinale të Euroligës ndaj Barcelonës.

Rusët kanë arritur të shfrytëzojnë terenin e vendasit për të mposhtur Barcelonën me epërsi tejet të konsiderueshme 74-61 dhe fitore me shumë vlera.

Ish-lojtari i Barçës, Kevin Pangos ka qenë edhe sonte më i miri te Zeniti me 22 pikë i ndihmuar edhe nga Alex Poythress me 12 pikë.

Te Barça s’mjaftuan assesi për fitore, Nick Calathes me 19 pikë e as Cory Higgins me 13 sosh.

Me fitoren e Zenitit sonte, seria çerekfinale mes tyre dhe Barçës barazohet në 1-1 dhe gjysmëfinalisti vendoset në Spanjë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.