EDONI I SIGURON EDHE NJË FITORE, PARNU AFËR FINALES
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti më në formë aktualisht nga Shqiptarët në Botë dhe atë bindshëm, Edon Maxhuni po vazhdon të na bëjë krenarë neve si shqiptarë me lojërat e tij fantastike në çdo ndeshje.
E fundit është fitorja e rradhës e Parnus në gjysmëfinale të elitës estoneze dhe një fitore larg finales së madhe atje e ku Edoni ishte më i miri.
Si zakonisht, ai edhe një herë ishte më efikasi tek ekipi i tij me 16 pikë, 5 asiste e 1 kërcim.
Parnu mposhti sonte Raplën 72-79 dhe tash i duhet vetëm edhe një fitore për tu kualifikuar në finale të play off-it të elitës estoneze.
Ndeshja e tretë dhe që mund ta dërgojë Parnun në finale, zhvillohet këtë të martë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.