SIMMONS SIGURON FITOREN E NGUSHTË PAS VAZHDIMEVE PËR SIXERS
Prishtinë(AsistiOnline) – Liderët e Konferencës Lindore në NBA, Philadelphia Sixers e kaë arritur një fitore shumë të vështirë ndaj San Antonios.
Skuadra e trajnerit Doc RIvers ka triumfuar ndaj Spursave të Popoviqit 111-113, por vetëm pas vazhdimeve, kjo pasiqë koha e rregullt u mbyll baraz 107-107.
Joel Embiid ishte më i disponuari për lojë te Philly si zakonisht me 34 pikë e 12 kërcime edhe pse koshin vendimtar për fitore e realizoi Simmons, ky i fundit kishte, 5 pike, 5 asiste e 6 kërcime.
Te Spurs s’mjaftuan për fitore, Lonnie Walkter me 23 pikë e Keldon Johnson me 22 sosh.
Kjo fitore vazhdon ta mbajë Phillyn në pozitën e parë me 43 fitore e 21 humbje. Ndërsa, Spurs kanë 31 fitore e 32 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.