Basketboll

DHUNA NË PRIZREN: REAGON ASHPËR MINISTRI ÇEKU, FTON NË TAKIM KREUN E FBK-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas incidentit të shkaktuar në duelin gjysmëfinal, Ponte Prizreni – Peja, një reagim i fuqishëm ka ardhur edhe nga Ministri i Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministri Çeku e ka dënuar ashpër ngjarjen e cila do ti sjellë hije të zezë basketbollit por edhe sportit kosovar në përgjiithësi, por që sipas tij këto veprime të akterëve në fjalë nuk do të mbeten pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave.

Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar.
Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin”, thuhet në reagimin e Ministrit Çeku.

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.