Basketboll

PËR DITËLINDJEN E 16-TË, SONTE SHIJON NGA VENDI I NGJARJES DERBIN E EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i talentuar prizrenas, Auron Vila në ditëlindjen e tij të 16-të sonte, do ta shijoj derbin e Euroligës, Anadolu Efes-Real Madrid.

Vila që para dy vitesh ishte në prova disa ditore tek skuadra e madhe turke, Efes, falë marëdhënieve tepër të mira që ka krijuar prindi i tij, Edmondi me zyrtarët e skuadrës nga Stambolli, sot po e shijon ndeshjen e fundit dhe vendimtare të serisë çerekfinale mes Efesit dhe Real Madridit.

Si për koiqidencë ka rastisur që në ditën e zhvillimit të këtij super-dueli të festojë edhe ditëlindjen e 16-të, djaloshi i ri prizrenas, Auron Vila dhe sigurisht kjo do të jetë një dhuratë e veçantë dhe për mbamendje për të e që do ta kujtojë gjithmonë.

Edhe stafi i AsistiOnline.com i uron ditëlindjen e 16-të, Auronit, jetë të gjatë dhe të suksesshme në basketboll e sonte le të kënaqet me basketboll të jashtëzakonshëm.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.