Prishtinë(AsistiOnline) – Në lidhje me incidentin e shkaktuar mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, ka reaguar edhe kjo e fundit nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare në Facebook.
Pejanët i kanë vënë një titull interesant dhe si lloj kundërpërgjigjje ndaj deklaratës së Ponte Prizrenit, duke shkruajtur se Dardan Berisha është lojtari shqiptar më i mirë i të gjitha kohërave.
Në vijim ju sjellim komunikatën e KB Peja të plotë dhe pa ndërhyrje:
”DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE 

Reagim ndaj deklarates skandaloze te ekipes se Prizrenit:
Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.
Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian.
Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuader dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme”, shkruan në komunikatën e klubit të Pejës.
/AsistiOnline.com/