Basketboll

TEK RAHOVECI TË REZERVUAR PARA DUELIT ME THERANDASIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci dhe Ylli sonte e zhvillojnë ndeshjen përcaktuese për një vend në finalen e madhe të Superligës së Kosovës.

AsistiOnline.com ka kontaktuar me drejtuesit e skuadrës ‘vreshtare’ para kësaj përballje jetike për ta, por drejtori sportiv i klubit, Adrian Sharku ka thënë se e kanë parë më të arsyeshme që të mos ketë deklarata për media me gjithë respektin ndaj tyre, por që thjesht ky është vendimi i klubit.

Kjo ndeshje luhet sonte në ”Mizahir Isma” nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në ArtMotion.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.