WESTBROOK ME TRIPLE-DOUBLE, WIZARDS VAZHDOJNË NDJEKJEN E ”PLAY OFF”-IT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Washington Wizards e ka shënuar njërën prej fitoreve me më së shumti pikë të shënuara këtë stinor të NBA-së.
Përveç fitores me pikë të shumta ndaj Indianas 154-141, Wizards i janë afruar tejet shumë edhe ”play off”-it.
Rusell Westbrook ishte fantastik në këtë duel për Wizards me triple-double(14pk, 24ast, 21krc), si dhe Rui Hachimura që shtoi 27 pikë.
Te Indiana s’mjaftuan për fitore, Caris LeVert me 33 pikë e Domantas Sabonis me 32 sosh.
Të dyja skuadrat kanë bilanc të njejtë prej 30 fitoreve e nga 35 humbjeve në Konferencën Lindore, përpos që Pacers gjenden në pozitën e 9-të e Wizards në të 10-tën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.