Basketboll

ZYRTARE: PEZULLOHET NDESHJA MES PONTE PRIZRENIT DHE PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës e vlefshme për gjysmëfinalen e Superligës së Kosovës është pezulluar së paku për sonte.

Pezullimi i saj ka ardhur me vendim të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kjo pasiqë në fund të pjesës së parë, është shkaktuar një tollovi e madhe në tunel për në zhveshtore, ku janë kacafytur dhe përleshur fizikisht, lojtarët dhe disa zyrtarë të të dyja skuadrave.

Federata e Basketbollit të Kosovës pritet të dalë me njoftim zyrtar në lidhje me fatin e kësaj ndeshje shumë shpejtë e cila në pjesën e parë u mbyll 48-49 në të mirë të Pejës.

Me të vërtetë skena të tilla nuk i duhen basketbollit të Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.