Basketboll

FINALJA E SUPERLIGËS SË KOSOVËS – VERDHEZI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Tashmë janë përcaktuar dy skuadrat finaliste të Superligës së Kosovës edhe në konkurencën e meshkujve që pritet të luajnë në pjesën finale të kampionatit kosovar për këtë edicion.

Dy klube që përfaqësohen me ngjyrat e fanelave verdhezi, do të takohen në këtë finale të madhe e cila pritet të jetë seri e jashtëzakonshme.

Golden Eagle Ylli arriti në këtë finale, pas mposhtjes në gjysmëfinale ekipin e Rahovecit me bilanc të përgjithshëm të serisë 2-3 (edhe pse nuk e kishte epërsinë e terenit vendas).

Peja u kualifikua në finale pas vendimit të FBK-së, për eliminimin e Ponte Prizrenit nga garat, si pasojë e një incidenti mes dy ekipeve në ndeshjen e fundit të serisë e cila u regjistrua me rezultat zyrtar në favorin e Pejës (0-20) dhe kjo e fundit u kualifikua në finale (2-3).

Pikërisht këto dy ekipet sivjet u takuan edhe në finalen historike të Ligës Unike në cilën në fund kishte triumfuar ekipi i Yllit dhe ishte stolisur me titullin e parë dhe historik në histori të klubit.

Vlen të ceket se ende nuk është caktuar termini për ndeshjen e parë të serisë finale dhe në momentin që publikohet diçka e tillë, AsistiOnline.com do t’ju informojë për të në kohë reale.

Qëndroni me portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar vetëm dhe ekskluzivisht basketbollit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.