Basketboll

PAS ELIMINIMIT NGA ”PLAY OFFI”, PRIZRENI MBETET EDHE PA SPONZORIN GJENERAL

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas vendimit të FBK-së, për eliminimin e Ponte Prizrenit nga gara e ”play off”-it të Superligës së Kosovës, ka ardhur edhe një goditje për ekipin bardhezi.

Nëpërmjet një komunikate për media, prizrenasit kanë njoftuar se nga klubi i tyre është tërhequr sponzori gjeneral i deritanishëm i klubit ”Ponte”.

Në vijim ju sjellim komunikatën e Ponte Prizrenit të plotë dhe pa ndërhyrje:

Pas vendimit të FBK-së vjen edhe tërheqja e sponzorit tonë gjeneral nga investimi në klub . Për 3 vite PONTE ishte arsenali i skuadrës sonë dhe jemi falenderues të pafund pronarit Fati Namlegjiu!
Në vazhdim shkrimi i plotë nga PONTE:
Reagim pas ngjarjeve të fundit në K.B. Ponte nga Prizreni.
Ne kompania Ponte, me shumë mund dhe sakrifica kemi arritur të jemi sponsor kryesor per një periudhë të sponsorizimit 3 vjeçar për K.B. Ponte nga Prizreni. Për një kohë të shkurt, falë anagzhimit maksimal dhe gjeneroz të kompanisë tonë, lojtarëve dhe klubit, në vitin kur arritem kulmin e suksesit duke e përfunduar sezonën në renditje në vendin e parë dhe pas një serie fenomenale të gjysmëfinales, disa persona qëllim keq e përmbyllen suksesin tonë me një skandal shumë të rrezikshëm i cili përfundoi me rrahje të lojtarve.
Ne e kemi sponsorizuar basketbollin në përgjithësi dhe K.B. Ponte në veqanti me të vetmin qëllim për t’i inspiruar gjeneratat e reja në sport dhe kulturë sportive. Megjithatë, përmbyllja e kësaj sezone me skandale të tilla është e papranueshme dhe as që e kemi ëndërruar që do vij kështu.
Duke mos mjaftuar skandali i rrahjes së lojtarve, skandali vazhdon edhe në Komisionin e Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku pikërisht ky komision pa analizuar faktet, vjen me spejtësi të dritës me një vendim të njëanshëm dhe e dënon një klub shembull, kurse i favorizon sjelljet josportive dhe inskenimet e lojtarve te klubit tjetër.
Pas këtyre ngjarjeve të turpshme, jo-sportive dhe degraduese, kompania Ponte nuk ka rrugë tjetër por me keqardhje informon të gjithë se jemi detyruar dhe tërhiqemi nga sponsorizimi i K.B. Ponte nga Prizrenit. Kështu që, ne për një kohë të gjatë nuk do të sponsorizojmë asnjë klub sportiv në Republikën e Kosovës, derisa keqdashësit të largohen nga sporti në përgjithësi dhe baskebolli në veqanti.

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.