Basketboll

SKUADRA KOSOVARE NGA LIGA E PARË ZYRTARIZON TRANSFERIN E HUAJ PËR EDICIONIN 2021/22

Prishtinë(AsistiOnline) – Ende pa përfunduar si duhet stinori aktual në basketbollin e Kosovës, një nga skuadrat në Ligën e parë e ka zyrtarizuar një transfer të huaj për edicionin e ri.

Bëhet fjalë për klubin prizrenas, New Basket që ka njoftuar sot se ka nënshkruajtur me qendrën amerikane, Jamesio Rhine.

Rhine është i gjatë 2.3 centrimetra dhe luan në pozitat 4/5, ai në stinorin e fundit ishte pjesë e skuadrës amerikane, ”Tennessee Wesleyan” në NAIA Conference” dhe tek të cilët luajti me mesatare prej 7.9 pikëve e 5.7 kërcimeve për ndeshje.

Ky transfer i hershëm i New Basketit, konfirmon se kjo skuadër në edicionin e ri të Ligës së parë do të jetë prej pretendentëve për inkuadrim në Superligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.