TRAJNERËT E FINALEVE, SONTE PËRBALLEN ME ISH-SKUADRAT
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet finalja e parë e Superligës së Kosovës mes Pejës dhe Yllit.
Përpos rëndësisë së madhe që ka ky duel, pritet të jetë i veçantë edhe për faktin se trajnerët aktualë të dyja skuadrave, dikur udhëheqnin pikërisht me ekipet që sot do ti kenë kundërshtarë, madje me trajnerët e njejtë por në tabore të kundërta.
Adis Beciragic në stinorin e kaluar e udhëhoqi Pejën në finale të Kupës së Kosovës, pikërisht ndaj skuadrës që e udhëheq tash, Golden Eagle Ylli që atë kohë e kishte trajner, Dragan Radovicin që tash po e ushtron rolin e kryetrajnerit po te Peja.
Në finalen e Kupës së Kosovës e zhvilluar më 15 shkurt 2020, Peja e kishte fituar këtë trofe nën-drejtimin e Adis Beciragicit, duke mposhtur në finale 79-64, pikërisht Yllin që tash e udhëheq, Beciragic. Si për koiqidencë atë kohë me Yllin udhëheqte, Radoviç që tash është trajner te Peja.
Por, Adis Beqiragiq sivjet e ka mposhtur edhe ish-skuadrën në një finale 79-82, boshnjaku me nënshtetësi turke triumfoi me Yllin në finalen historike të Ligës Unike, duke mposhtur Pejën më 14 prill 2021.
Të shohim se kujt do ti takojë beteja e rradhës e trajnerëve që dikur shërbenin në taboret e kundërta të ekipeve që ndeshen sot. Deri më tani të gjitha përballjet, pavarësisht se ku ka qenë i ka fituar Adisi e në finale ekipet janë 1-1.
Peja dhe Ylli, luajnë sonte nga ora 17:00 e sfida transmetohet direkt në ArtMotion.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.