YLLI TRIUMFON NË FINALEN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar ndeshjen e parë finale ndaj Pejës në ”play off”-in e Superligës së Kosovës.
Therandasit kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në Pejë me rezultat përfundimtar 75-83.
Të besuarit e trajnerit Adis Beqiragiq që në start e nisën shumë më mirë këtë duel, duke fituar dy periodat e para të ndeshjes(16-22, 17, 20) dhe shkoi në pushim me avantazh 33-42.
Në pjesën e dytë, Peja tentoi rikthimin duke e fituar çerekun e tretë (22-19), por sonte Ylli ishte i vendosur për fitore dhe riktheu lojën e mirë në çerekun e katërt duke e fituar atë (20-22) dhe në fund me meritë iu gëzua fitores.
Erjon Kastrati ishte larg më i miri në fitoren e Yllit sonte me 26 pikë i ndihmuar edhe nga Elyjah Clark e Mitchell Wilbekin me nga 12 pikë, si dhe Gëzim Morina që shtoi 11 sosh.
Te Peja s’mjaftuan për fitore, Leron Dendy me 17 pikë, Brandon Walters me 16 pikë, Dardan Berisha me 12 e Lis Shoshi me 10 sosh.
Kjo fitore i siguron Yllit avantazhin e serisë finale në 1-0 dhe ndeshja e dytë finale zhvillohet të dielën në Therandë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.