Basketboll

400 EURO DËNIME NGA FINALJA E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa dënime me të holla nuk kanë shpëtuar as akterët e finales së parë ndërmjet Pejës dhe Yllit.

Informatori i FBK-së sot ka njoftuar se ndeshja e parë finale e ”play off”-it të Superligës, është regjistruar me rezultatin e arritur në fushë, por ka pasur disa dënime për akterët e saj.

Trajneri i Pejës, Dragan Radovic konform Nenit 50.2 të PG është dënuar me 150 euro.

Ndërsa, pa dënim nuk ka shpëtuar as trajneri i Yllit, Aziz Bekir që poashtu konform nenit 50.2 të PG është dënuar me 150 euro.

Te Ylli është dënuar edhe lojtari, Demetris Morant që konform Nenit 50.1 të PG iu është shqiptuar gjobë prej 100 eurove.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.