Basketboll

KISHIM PROBLEME, DUHET TI RREGULLOJMË PËR NDESHJET TJERA

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i KB Pejës, Dragan Radoviq është deklaruar për ArtMotion pas humbjes në finalen e parë nga ish-skuadra, Golden Eagle Ylli.

Radoviq tha se bënë disa gabime të panevojshme, si dhe ekipi nuk ishte 100% e kjo ndikoi në humbje.

“Kemi pasur disa momente jo të mira në fillim të ndeshjes dhe ato na kushtuan. Kishim topa të humbura, pastaj gjërat u vështirësuan. Deri në fund nuk na mjaftoi energjia, pasi që kishim edhe bankën e shkurtër. Lisi ka qenë me një lëndim të lehtë, sidqoftë është ndeshja e parë dhe na mbetet të kthejmë energjinë për ndeshjet tjera”, tha malazezi pas ndeshjes.

Ylli mposhti Pejën në ndeshjen e parë finale dhe mori avantazhin e serisë në 1-0 e skuadra që arrin tri fitore shpallet kampione e Kosovës. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje(1-1-1-1-1).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.