Basketboll

SONTE FINALJA E DYTË, YLLI PËR THELLIM SERIE E PEJA SYNON BARAZIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte rikthehet në aksion me ndeshjen e dytë të finales së madhe, elita e basketbollit kosovar të meshkujve.

Golden Eagle Ylli dhe Peja, takohen në ndeshjen e dytë finale të ”play off”-it që pritet të jetë shumë interesante dhe rivalizuese deri në sekondat e fundit ashtu siç ishte e para.

Ndeshjen e parë në ”Karagaçi” e fituan therandasit 75:83, derisa kampion do të shpallet skuadra që shënon tri fitore dhe tash përparësinë e terenit vendas e ka marrë ekipi therandas.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në ArtMotion e si zakonisht rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.