Basketboll

BEQIRAGIQ: TË DYJA SKUADRAT TË LODHURA, ENERGJIA E BËRI DALLIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiq ka folur pas fitores së ekipit të tij edhe në ndeshjen e dytë finale ndaj Pejës.

Boshnjako-turku ka thënë se fituesin e ndeshjes e vendosi energjia, për faktin se të dyja ekipet janë shumë të lodhura, por ekipi i tij u tregua më aktiv në momentet vendimtare.

“Mendoj se të dyja skuadrat luajtën shumë mirë, porse kam numëruar që në 45 ditët e fundit kjo është ndeshja jonë e 16-të dhe të gjitha këto 16 ndeshje kanë qenë finale për ne. Lojtarët janë të lodhur. Edhe Peja gjithashtu është lodhur shumë. Mendoj që kush ka më shumë energji, do ta fitojë titullin dhe jo vetëm një ndeshje. Të dyja ekipet po luajnë mirë dhe kanë lojtarë të mirë. Prandaj dallimin do ta bëjë energjia dhe jo aspekti taktik apo teknik”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Ndeshja e tretë finale mes Pejës dhe Yllit luhet nesër(e martë).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.