Basketboll

NEW BASKETI SJELL NË KOSOVË NJË LOJTAR ME GJATËSI TË JASHTËZAKONSHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e New Basketit që bën gara në Ligën e parë të Kosovës, së fundi ka njoftuar për një risi të madhe në ekip.

Prizrenasit kanë shtuar në skuadër, gjigantin 2.22 centimetra, Alier Kok i cili do të luajë tek bardhezinjët në tre stinorët e ardhshëm.

Në fakt, ky lojtar i lindur në vitin 2006, tek New Basketi do të llogaritet si përforcim për gjeneratën U-16, gjithnjë sipas njoftimit të lëshuar në faqen e klubit.

Në vijim ju sjellim postimin e skuadrës prizrenase të plotë dhe pa ndërhyrje:

Nuk kemi ndërmend të ndalemi, ashtu siç ju lajmëruam edhe më herët klubi ynë në sezonën e re do të hynë me një koncept plotësisht të ri. Pikërisht lojtari i ri “ALIER KOK” është pjesë e këtij koncepti.

ALIER KOK i lindur me 2006 në JUBA në SUDAN-in JUGORË, me gjatësi të jashtëzakonshëm 222cm, është përforcimi i radhës për gjeneratën U16 nga ana ynë.

KOK do të vazhdojë shkollën e mesme ne Prizren dhe do te luaje per ekipen tone te grupmoshave.

ALIER KOK ka nënshkruar kontratën 3 vjeçarë me klubin tonë. Ky është vetëm fillimi i këtij koncepti, vazhdojmë. Mirësevjen ne familjen tonë ALIER”, thuhet në postim.

Skuadra e New Basketit bën gara në Ligën e parë të meshkujve, por ka të inkorporuara në klub edhe gjeneratat e reja.

/AsistiOnline.com/
 

Komentet janë të mbyllura.