Basketboll

RADOVIQ: KISHIM LOJËN NË DORË, VËSHTIRË ME KËTO MUNGESA

Prishtinë(AsistiOnline) – I zhgënjyer me humbjen në ndeshjen e dytë finale, pas takimit është parë të jetë trajneri i Pejës, malazezi Dragan Radoviq.

‘Prle’ ka thënë se ekipi i tij e kishte lojën në dorë, por lodhja dhe mos-koncentrimi ndikuan, ndërsa veçoi edhe mungesat e shumta me të cilat po përballen tash pejanët.

”Është vështirë të analizohet arsyeja se pse humbëm. Në çdo ndeshje po tregojmë energji të mirë, po mbijetojmë pavarësisht problemeve të shumta. Sot e humbëm Dendyn, pastaj Mekaj luajti me lëndim dhe ishte shumë vështirë për lojtarët që të mbijetojnë. Ne kishim ndeshjen në duart tona, por në fund gjërat e vogla e përcaktuan fituesin”.

Ndeshja e tretë finale mes Pejës dhe Yllit luhet nesër(e martë).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.