Basketboll

YLLI SHKRUAJTI HISTORINË, PËR HERË TË PARË KAMPION I KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit sonte sonte u shpall kampione e Kosovës për këtë edicion të garave(2020/21).

Përveç festës së madhe sa herë që një ekip shpallet kampion, ky titull ishte me të vërtetë i veçantë për klubin nga Theranda, pasi e fitoi për herë të parë në historinë 46 vjeçare të klubit.

Natyrisht që me plotë të drejtë, ky vit mund të llogaritet si shumë me fat dhe i tëri i klubit të Yllit, që ditë më parë e fitoi edhe Ligën Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Dy trofe, që të dy të fituar ndaj skuadrës së Pejës që poashtu luftoi shumë, por fati i buzëqeshi më shumë ekipit nga Theranda sivjet.

AsistiOnline.com i uron titullin e kampionit skuadrës së Yllit dhe Pejës poashtu për lojën e fortë dhe burrërore që treguan në finale, besojmë që të dyja skuadrat në stinorin e ri do të jenë edhe më të forta.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.