Basketboll

BUNJAKU: PËR TITULLIN E FITUAR NDJEHEMI KRENARË SECILI

Prishtinë(AsistiOnline) – Jashtëzakonisht i gëzuar me fitimin e titullit të kampionit me Yllin është parë të jetë pas ndeshjes edhe Valon Bunjaku.
Prizrenasi prej lojtarëve kryesorë te Ylli, ka thënë se ky titull është i veçantë për klubin ku luan pasiqë është i pari në histori dhe për këtë ndihen krenarë të gjithë lojtarët. 

“Është hera e parë për këtë klub në histori që e ka fituar titullin, prandaj ndjenjat janë të papërshkrueshme. Për këtë ndihemi krenarë secili nga ne. Ky është viti im i dytë këtu dhe po ndjehem si në shtëpinë time. Tani kjo Kupë më bënë edhe më të lumtur dhe më të plotësuar”, tha pas ndeshjes Valon Bunjaku.
/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.